Kombëtarja U-21 vazhdon përgatitjet për sfidën ndaj Zvicrës U-21 që do të luhet sërish në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Sa i përket gjendjes së ekipit, mbrojtësi Geralb Smajli, i cili u aktivizua si titullar ndaj Finlandës U-21 ka shfaqur probleme fizike dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Alban Bushi për sfidën ndaj Zvicrës U-21. Pjesa tjetër e skuadrës është në gjendje të mirë dhe kanë marrë ngarkesën e plotë në seancën stërvitore, që u zhvillua në “Shtëpinë e Futbollit”.
Kombëtarja U-21, ka zhvilluar deri më tani gjashtë ndeshje në kualifikueset e “Euro 2025” në grupin E dhe ndodhet në vendin e tretë me dhjetë pikë, po aq sa Rumania që renditet e dyta falë golavarazhit më të mirë.
Sfida e Shqipërisë U-21 ndaj Zvicrës U-21 do të luhet në stadiumin “Air Albania”, në ora 17:00. Edhe në këtë sfidë hyrja për të gjithë tifozët do të jetë falas.