Georgina duhet të kujdeset vetëm për fëmijët! Ronaldo shijon daljet në mbrëmje në Arabinë Saudite, nuk harron dy vëllezërit binjak që i ka truproja

Ronaldo në fund të vitit të kaluar tronditi botën e futbollit duke vendosur të largohet nga Evropa dhe të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, më saktë në Al Nasr, ku për dy vite e gjysmë do të fitojë rreth 500 milionë euro.

Futbollisti më i njohur në botë do të ketë praktikisht gjithçka që do në Riad, ndaj do të jetojë në një vilë luksoze me vlerë 14 milionë euro. Duket se Ronaldos nuk do t’i mungojë as jeta e natës, gjë që vërtetohet nga pamjet e shfaqura të fituesit të shumëfishtë të Topit të Artë i cili shihet duke u kënaqur në shoqëri të përzgjedhur.

Prej disa kohësh spekulohet se marrëdhënia mes Ronaldos dhe partneres së tij Georgina Rodriguez është mjaft e ftohtë dhe duket se në të gjitha këto ka disa të vërteta. Ronaldo po kalonte një natë në shoqërinë e mikut të tij më të mirë Ricky Regufe dhe dy truprojave të tij, vëllezërve binjakë Sergio dhe Jorge Ramalheiro.

Bashkë me to ishin edhe disa zonja, me të cilat Ronaldo u shfaq shumë i lumtur për t’ua plotësuar dëshirat dhe për të bërë foto së bashku. Diçka që mund ta shqetësojë vërtet Georginën. Ndërkohë, Georgina qëndroi në shtëpi dhe Ronaldo vendosi që mbrëmja e së shtunës të rezervohej vetëm për meshkujt.

Tashmë dihet se portugezi dhe partnerja e tij kanë një lloj marrëveshjeje sipas së cilës futbollisti i jep partneres rreth 100 mijë euro në muaj dhe detyra e saj është ndër të tjera të kujdeset për fëmijët e tyre. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online