Gentian Selmani e ka vazhduar formën e mirë dhe suksesin e tij te Laçi edhe pas largimit drejt Turqisë, te Menemespori. Kjo e fundit luan në ligën e parë të Turqisë, ndërsa portieri shqiptar e fitoi menjëherë besimin e të gjithëve.
Në merkaton e dimrit do të lindnin edhe hipoteza për një kalim në Seria A, por u mendua që të mbyllej edhe ky kampionat. Ndërkohë interesimet po vazhdojnë ende, ndërsa dy skuadra të tjera e pëlqejnë Selmanin.
Media turke “Fanatik” shkruan se janë dy ekipet e elitës të futbollit në Turqi, Konyaspori dhe Kasimpasa, që nëpërmjet stafit të tyre kanë dërguar raporte pozitive te trajnerët bazuar në ndjekjet e performancave të gardianit shqiptar. /Sport Ekspres/