Gazmend Demi ka folur përpara derbit mes Tiranës dhe Partizanit, atje ku ka ndezur disi këtë përballje. Menjëherë pas asaj mbledhje të FSHF-së me presidentët e ekipeve të Superiores, ku është folur për të mirën e futbollit shqiptar dhe për zhvillimin e tyre.
Kështu presidenti i të kuqëve vendosi theksin se nuk është i zhgënjyer me skuadrën e tij, ndërsa kur flitet për Tiranën më të fortë që do të ndeshet në kohët e fundit, përgjigja është disi injoruese.
“Partizanin do ta shohim të dielën, nëse është në gjendje të mirë apo të keqe. E diela vjen shpejt. Presim te dielën dhe shpresoj të na ecë goli. Nuk jam i zhgënjyer. Pse të jem? Tre pikë prapa dy ekipeve jemi.
Nuk ka patjetër fitore, sepse është fillimi. Kemi kohë. Partizani tregon që nuk e ul kokën. Eksperiencën e ka dhe do të duket çdo gjë të dielën. Shpresojmë të jetë një ndeshje e bukur”.
Kur pyetet nëse është Tirana më e fortë që përballet, Demi u përgjigj: “S’e mbaj mend. Nuk jam teknik të them është më e fortë apo më dobët”. /Sport Ekspres/