Karim Benzema u largua nga stërvitja e Francës pak para fillimit të Kupës së Botës në Katar dhe ndonëse ishte gati për të luajtur në fazën eliminatore të kompeticionit, trajneri Didier Deschamp nuk e mori atë. Në fund rezultoi se Benzema ishte sërish viktimë e shokëve xhelozë, por edhe e trajnerit Deschamps. Një rol të madh në largimin e tij nga kombëtarja luajtën Antoine Griezmann dhe Hugo Lloris, të cilët nuk e donin Benzeman në skuadër. Nga ana tjetër, trajneri Deschamps u shpreh i pakënaqur me faktin se Karim nuk e falënderoi në ceremoninë e ndarjes së Topit të Artë dhe për këtë arsye vendosi që nuk kishte nevojë për shërbimet e tij.
Kështu, Olivier Giroud ishte sërish sulmuesi i parë i kombëtares dhe një nga lojtarët e kombëtares franceze guxoi të shqiptonte fjalë që janë blasfemi e pastër. Gazetari Romain Molina pohon se një nga futbollistët e krahasoi në një mënyrë vërtet të pabesueshme garën mes Benzema dhe Giroud për vendin e sulmuesit të parë. “Këtu është Allahu kundër Jezusit”, janë fjalët e supozuara të një futbollisti francez. /Sport Ekspres/