Gazetari italian sulmon drejtorin sportiv: Igli Tare foli në gjuhë vulgare, e kanë mendjen te përfitimi personal

Në Itali ka një diskutim të ndezur sa i përket vazhdimit të Serisë A, ndërsa në dy krahë janë ndarë edhe drejtuesit e lartë të ekipeve. Igli Tare mbështet padyshim idenë e presidentit të Lacios, Lotitos, për t’u luajtur deri në fund kampionati, ndërsa janë edhe 1 pikë larg Juventusit.

Në intervistën e fundit drejtori sportiv shqiptar u shpreh se Seria A duhet të vazhdoj për nder të viktimave nga COVID-19. Kjo deklaratë ka marrë edhe një përgjigje të ashpër nga gazetari italian, Franco Order. “Igli Tare ka folur në një gjuhë vulgare, absolutisht. Respekti për të vdekurit është komplet tjetër gjë. Ishte e drejtë të thuhej që duam ta fillojmë sërish kampionatin duke shpresuar se gjendja do të kthehet në normalitet dhe pasi të zgjidhet gjithçka.

Në këtë moment askush nuk mund të japi mendim për mbylljen apo vazhdimin, për asgjë. Ata e bëjnë këtë vetëm në bazë të përfitimit personal. Vetëm shkenctarët mund të përcaktojnë se cili do të jetë momenti i duhur për t’u kthyer gjërat si më parë”, ka thënë Order. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online