Alen Sherri ka fituar vendin e titullarit te Cagliari. Pas disa gabimeve të Sccufet, portieri shqiptar arriti që të ul në stol gardianin e Cagliarit dhe mori më shumë besim nga çfarë ishte menduar më herët. Megjithatë përshtatja në Serinë A kërkon kohë dhe në Itali nuk duket se kanë shumë kohë për të pritur. Gazetari italian Vittorio Sanna e ka tejkaluar kritikën e tij për Alen Sherrin duke shkuar në ofendim për shkak të performancës së shqiptarit në humbjen 2-1 ndaj Venecias.
“Për mua është evidente mungesa e reagimit të portierit. Mundohem ende të gjej arsye se përse Alen Sherri mund të quhet një portier i përshtatshëm për Serinë A. Nuk ka reflekse, nuk shfaq reagime të menjëhershme, nuk ka asnjë veprim të vetëm që tregon gatishmëri. Në golin e parë përshembull, topi i kaloi aty afër dhe nuk kishte tentativën më të vogël për t’u hedhur. Nuk shoh shpejtësinë dhe stilin që i kërkohet një portieri më të mirë. Nuk mund të luajmë me një “mobilje” në portë. Nuk e kam fjalën për një moblije që lëviz, por për një garderobë apo komodinë që qëndron aty, pa lëvizur kurrë. Mungesë cilësie që po na kushton”, tha Sanna. /Sport Ekspres/