Gazetari italian e thotë hapur: Po nuk e fitoi Serinë A edhe tani Interi, nuk e di a do e bëj ndonjëherë

Juventusi është surprizuar në mbrëmjen e djeshme ndaj Veronës, duke humbur me rezultatin 2-1. Pikërisht në përballjen që pa si protagonist edhe Marash Kumbullën, me një gol të anulluar nga VAR-i, por njëkohësisht edhe me faktin se ishte vendimtar në penalltinë e fituar te goli i dytë. Nëse Interi arrin që të fitojë derbin me Milanin, atëherë merr njëkohësisht edhe kryesimin e Serisë A.

Një fitore kjo që do të shijonte dyfish për zikaltrit, por nga ana tjetër edhe për Milanin, që kurrsesi nuk duan që kjo gjë të ndodhë, pasi bëhet fjalë për “rivalin e urryer”. Gazetari i njohur napolitan, Rafaele Auriema, i ka dhënë “zë në media” mendimeve që shumë njerëz kanë në këto momente: “Nëse Interi nuk e fiton dot as këtë Skudeto, e kam shumë të vështirë që ta imagjinoj se kur do ta bëj”, shkruan Auriemma. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online