Gazetari i njohur: “Kale, lojtar i shpifur”. Kukësi akuzon për racizëm

Gazetari i njohur sportiv në RTSH, Saimir Demi, i ftuar në Rubrikën Sportive të këtij televizioni, ndër të tjera ka komentuar arbitrimin në takimin Lushnja-Kukësi, e përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të  verilindorëve. Demi deklaroi se futbollistët që veprojnë si mesfushori brazilian Kale nuk i pelqejne aspak, madje ka shtuar se janë futbollistë qe i ka të vështire që t’i shikojë.

“Ai braziliani i Kukësit, Kale, është qenia më e shpifur që kam parë në fushat e futbollit, ai që mori të kuqin e meritonte, po ky tipi nuk e di se çfarë është. Kjo është një skenë që e bën në çdo ndeshje, është gjithmonë e njëjta, shihni çfarë bën. Nuk kam parë një njeri si ky. Kartoni i Çelës është idiotësia më e madhe e madhe e gjyqtarit, atë karton më mirë ta përdorte si letër higjenike”.

Gazetari i referohet episodit kur futbollisti Kale pëson një faull nga mbrojtësi Endrien Magani dhe u shtri në fushë duke u rrotulluar disa herë, aq sa u duk se u dëmtua rëndë dhe arbitri i dha karton të kuq Maganit.

Një deklaratë që nuk i ka pëlqyer aspak Kukësit, që ka reaguar menjëherë në faqen e vet zyrtare, duke e akuzuar gazetarin Demi për racizëm. Po ashtu, ne komunikatën zyrtare klubi i Kukësit i ka kërkuar personit në fjalë që të kërkoi ndjesë për shkak se nuk ka folur me profesionalizëm.

REAGIM I KF KUKËSIT

Futboll Klub Kukësi reagon ndaj ofendimeve dhe deklaratave të gazetarit sportiv Saimir Demi.

FK Kukësi, shpreh indinjatë të thellë për deklaratat e papërgjegjshme të gazetarit sportiv, Saimir Demi, bërë mbrëmë në “Rubrika Sportive”, në RTSH, datë 04.03.2018

Ky gazetar mbrëmë arriti kulmin duke shprehur dhe racizëm e urrejtje ndaj lojtarëve të klubit tonë , por ofendimet dhe deklaratat kundër nesh nuk i ka kursyer asnjëherë, ashtu sikurse edhe rasti i ndeshjes me Leshnjen, ku nga një ndërhyrje e gabuar ndaj Kales, gjyqtari i ndeshjes dha karton të kuq për Çelën.

Ne nuk po ndalemi të diskutojmë këtë ngjarje por me deklaratën e bërë mbrëmë në emisionin “Rubrika Sportive”,në RTSH. Ftojmë dhe lexuesit dhe opinionin sportiv, që të japë vetë vlerësimet për deklaratën e Demit.

E ftojmë z. Demi, duke besuar se sot është më “i kthjellët”, që ta rilexojë këtë deklaratë publike të tij, dhe nëse ka pak profesionalizëm, apo qytetari të kërkojë ndjesë publikë, lojtarit që e ka fyer, klubit dhe shikuesve që e ndjekin. Të shohë nëse pozicioni i një gazetari, apo analisti arrin deri këtu.

Lojtari në fjalë është ndër pikat kryesore të Kukësit, dhe duket qartë në rreshtat e deklaratës së Demit, se aty ka mllef, përçmim dhe racizëm. Nuk është në dinjitetin e një gazetari, aq më shumë të një shqiptari që të shpreh konsiderata të tilla për një të huaj që ka veshur bluzën e një klubi shqiptar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online