Gazetari e pyeti për fitoren ndaj Barcelonës, Ançeloti tregohet i prerë: Kam 1272 ndeshje, nuk kam pse t’i vërtetoj asgjë askujt

Karlo Ançeloti arriti një sukses të madh në “Kamp Nou”, ku eliminoi Barcelonën në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit pas një fitoreje të thellë 0-4. Trajneri i Realit të Madridit është përfolur për një largim të mundshëm në fund të këtij sezoni, duke ngritur pikëpyetje sa i përket të ardhmes së tij.

I pyetur në konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër Vijarealit, nëse fitorja kundër Barcelonës mund të ndryshojë rrjedhën e së ardhmes së tij, Ançeloti është treguar i prerë në përgjigjen e tij. Trajneri italian nuk e ka pritur mirë këtë pyetje dhe i bëri të qartë gazetarëve se nuk ka përse t’i vërtetojë asgjë askujt pas 1272 ndeshjeve të zhvilluara në karrierë.

“A ndryshon ndonjë gjë fitorja ndaj Barcelonës për të ardhmen time? Mendoj se pas 1272 ndeshjeve që kam arritur, nuk kam pse t’i vërtetoj asgjë askujt. Kushdo mund të më gjykojë, por nuk kam pse të provoj asgjë”, ka thënë Karlo Ançeloti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online