Disa kohë më parë doli lajmi që Spanja e njihte Kosovën si territor, por jo si shtet. Kjo acaroi shumë Federatën e Kosovës që deklaroi se nuk do të luajë ndaj Spanjës, nëse nuk respektohet flamuri dhe himni i skuadrës. Teksa Kosova do të luajë nesër ndaj iberikëve, duket se ky problem është lënë pas krahëve.
Media kosovare, “Indeksionline” ka publikuat një artikull ku dy gazetarë të një televizioni publik spanjoll kanë bërë fotografi duke mbajtur flamurin e Kosovës. Gjithashtu dhe Federata spanjolle ka bërë disa prova me himnim e Kosovës, për të shmangur problemet në hapjen e sfidës. Pavarësisht se Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet, për shkak të problemeve të brendshme me Katalonjën, duket se do të mbajnë përgjegjësi të plotë në respektimin e simboleve të kundërshtarit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/