Në shtypin e shkruar spanjoll është raportuar largimi i Koeman nga Barcelona pas humbjes nga Benfika. Mungonte vetëm zyrtarizimi, ndërsa sot pritej që të ishte edhe konferenca e fundit e këtij tekniku nën ngjyrat e katalanasve.
Megjithëse nuk do të jetë kaq e thjeshtë për t’i dhënë fund kësaj aventure. Koeman është shfaqur në konferencë dhe përpara se të nisnin pyetjet thumbuese të gazetarëve, do të shprehej mes të qeshurave: “Do ta nis me një shprehje të Louis Van Gal: “Përshëndetje miqtë e mi të mediave. Le të fillojmë tani”, tha Koeman duke përdorur edhe pak ironi.
Gjithashtu trajneri theksoi se nuk ka asnjë plan dhe lëvizje konkrete që të largohet nga Barcelona, pasi nuk ka komunikuar ende me presidentin Laporta. “Por kam sy dhe vesh, lexoj dhe dëgjoj gjithçka që po thuhet në këto momente”, u shpreh Koeman. /Sport Ekspres/