Gaz Demi i lumtur me trajnerin e ri: Hera e parë që ndodhë, Sormanin e duan që të gjithë

Partizani e ka zyrtarizuar trajnerin e ri në mëngjesin e sotëm. Bëhet fjalë për Sormanin që ka marrë kryesimin e të kuqëve me objektivin për të fituar titullin kampion. Por ky do të jetë një mision i vështirë, duke parë edhe konkurrencën e madhe në këtë Superiore.

Gjithsesi besimi është i madh duke filluar që nga drejtuesit e klubit. Sipas asaj që raporton “RTSH Sport”, presidenti i Partizanit, Gaz Demi, ka treguar gjithë lumturinë e tij pas këtij zyrtarizimi.

“Eshtë një kënaqësi për ne që drejtimin e skuadrës nga sot do ta marrë traineri Sormani. Stafi teknik është kompletuar në këtë mënyrë dhe ky staf nuk do të jetë thjesht pjesë e ekipit të parë, por edhe e investimit gjigand që tashmë ka filluar të vihet në jetë, siç është Kompleksi gjigand Sportiv. Kjo është hera e parë që një trainer që vjen tek Partizani gëzon gjithë simpatinë dhe dashamirësinë e stafit dhe drejtuesve”, tha Demi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online