Gavi i përgjigjet kritikave: Njerëzit që mendojnë se unë nuk di të luaj nuk ia kanë idenë nga futbolli

Gavi ka folur për mediat përpara sfidës kundër Borusias së Dortmundit, e vlefshme për për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Mesfushori katalanas i është përgjigjur kritikave që e etiketojnë si një lojtar të fortë, por jo teknik. Sipas tij, njerëzit që mendojnë se ai nuk di të luajë, nuk ia kanë idenë nga futbolli.

“Shumë njerëz mendojnë që unë nuk di të luaj futboll. Ata nuk ia kanë farë idenë. Kjo është e vërteta, por e kuptoj. Kështu është futbolli. Çdokush mund të mendojë çfarë të dojë, kështu që është në rregull”, ka deklaruar ndër të tjera Gavi./Sport Ekspres/