Gavazaj: Partizani i pafat, tani duam fitore edhe në Kukës

Mesfushori i Skënderbeut, Enis Gavazaj, ka qenë i sinqertë pas ndeshjes së fituar ndaj Partizanit, duke e pranuar se fati ishte me korçarët: “Ishte një ndeshje shumë e vështirë, Partizani po luante shumë mirë në fazën mbrojtëse. Ishte një autogol me fat dhe mendoj që ekipi i Partizanit nuk e kishte fatin me vete”.

Gavazaj tani shënjestron Kukësin: “Kemi bërë lojën që na ka kërkuar trajneri. Shpresoj të fitojmë edhe në Kukës”.

Dënimi i mundshëm i UEFA-s peshon shumë në mendjet e lojtarëve? “E ndjejmë pak, por e kemi grupin aq të mirë sa na largojnë të gjitha streset që kemi. Si në stërvitje, ashtu edhe në ndeshje, futemi gjithmonë për të fituar dhe nuk ndikon kjo gjë. Kur dëgjojmë ndonjë lajm, jemi pak në tension, por kur futemi në stërvitje jemi të fokusuar 100%”.

Një kompliment për Jasir Asanin e Partizanit: “Më pëlqen sesi luan. E komplimentova pas ndeshjes. Me të vërtet bëri ndeshje shumë të mirë. Pak a shumë jemi njësoj në stilin e lojës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online