Mesfushori Enis Gavazaj shënoi ndaj Jang Bojs, por në fund ishte i tërbuar me arbitrin. Duke folur në mikrofonin e RTSH-së futbollisti i kombëtares sonë shpjegoi arsyet e nervozizmit.
“Isha shumë nervoz pas ndeshjes, sepse meritonim një penallti dhe anësori e akordoi, ndërsa kryesori jo. Sot kërkonim një rezultat pozitiv, për shumë arsye, edhe për shumë shqiptarët që ishin në stadium. Sekondat e fundit ishin vrastare, nuk e di çfarë ndodhi, më vjen shumë keq.
“E ardhmja? Mos më pyesni mua, pyesni menaxherin tim, nuk merrem fare me këtë punë. Isha i përqendruar dhe mbetem i përqendruar te futbolli në fushë, te ndeshjet, asgjë tjetër.
“Paraqitja e sotme? Personalisht, jam shumë i kënaqur. Si skuadër kemi bërë mirë atë që na ka kërkuar trajneri deri tani dhe jemi paraqitur mirë në kampionat dhe në Europë.
“Golat e paktë? Po punojmë me trajnerin, edhe ai më ka bërë vërejtje të tilla, që të jem më afër zonës dhe të shënoj më shumë. Ndoshta në të ardhmen do të shënoj më shumë”.