Trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, ka folur sot për Rai Radio Uno, gjatë emisionit Radio Anch’io Lo Sport, ku ishte i ftuar edhe Marçelo Lipi.
Pas suksesit në Kaliari, Gatuzo është i bindur se skuadra është në rrugën e duhur, por kërkon të shmangë euforinë: “Duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës dhe në fund shohim ku do mbërrijmë. Falënderoj djemtë për dëshirën që kanë treguar dhe për faktin që janë vënë totalisht në dispozicion.
“Kesie? Është një lojtar që më ngjan, di të shënojë, vrapon shumë dhe është shumë i fortë fizikisht, ndaj ka cilësi të jashtëzakonshme.
“Çfarë më ka mësuar Lipi? Koherenca e jashtëzakonshme e tij më ka bërë për vete. Stëriste 20 kampionë, por lideri i vërtetë ishte gjithnjë ai, lojtarët e ndiqnin symbyllur.
“Ndryshimet te Milani? Nuk kam kohë që të provoj shumë module. Më pëlqen të eksperimentoj, por për momentin do të vazhdojmë me 4-3-3”.
“Skuadra aktuale? Është e shkëlqyer, ka cilësi dhe uri, por është shumë e re në moshë, i duhet besim në vetvete. Nuk kemi nevojë për përforcime, mjafton që skuadra aktuale të luajë si grup i bashkuar. Shumë lojtarë nuk janë ngjitur aty ku duhet, ndaj duhet durim dhe kohë, pas ndryshimeve të mëdha në verë”.
“Lacio në fundjavë? Jam shumë i shqetësuar, sepse kjo Lacio më ka befasuar për mënyrën si luan, duke bashkuar cilësinë teknike me forcën fizike. Po zhvillon një kampionat të pabesueshëm”.