Dy humbje radhazi ka marrë Napoli në ndeshjet e fundit atje ku ka dështuar kundër Interit dhe Lacios. Aspak të kënaqur janë në krahun e skuadrës që drejtohet nga Gatuzo, me këtë të fundit që rikthen në funksion “metodën e vjetër”.
Lojtarët do të izolohen vetëm në fushën stërvitore dhe do të qëndrojnë në hotelin e skuadrës, për të mos shkuar në shtëpitë e tyre. E gjithë vëmendja do të përqendrohet vetëm në ndeshjen e fundit të vitit 2020, teksa në datën 23 dhjetor Napoli do të përballet kundër Torinos.
Gatuzo e di më së miri që futbollistët shpërqendrohen së tepërmi përpara festave, por nga krahu tjetër nuk mund të tolerohej një dështim i tretë për Napolin duke parë rezultatet e arritura së fundmi. /Sport Ekspres/