Gatuzo, mesazh… Milanit: Më hiqni nëse doni, nuk do mërzitesha kurrë!

Gatuzo: Na mungon karakteri, duhet ta fitojmë derbin Xhenaro Gatuzo është intervistuar nga “Sky Sport24” pas përfundimit të ndeshjes në San Siro për humbjen kundër Atalantës. “Sigurisht është një moment i vështirë, na kanë dënuar episodet por nuk mjafton ajo që po bëjmë. Të gjithë mendojnë për gjendjen fizike, por në këtë moment nuk po tregojmë që jemi të fortë dhe jemi shumë dobët në nivel karakteri. Problemet që duhen zgjidhur? Nuk mund t’ia vë fajin fatit, mund dhe duhet të japim më shumë, por në një moment të vështirë kur krijon diçka topi nuk hyn… Duhet të bëhemi skuadër, disa djem duket se kanë një peshë të madhe. Shkarkimi? Do e pranoja, nuk mërzitem kurrë me këtë klub. Por, nuk besoj se e keqja është kjo.

Duhet të përmirësohemi, është një problem i prekshëm dhe nuk po arrijmë të reagojmë. Për lojtarët? Në këtë moment nuk duhet të vajtojmë, por të qëndrojmë të bashkuar. Problemi më i madh është se asnjë nga lojtarët nuk i priste këto vështirësi. Për vlerën e lojtarëve? Kur një skuadër funksionon me vështirësi lojtarët individualë nuk aktivizohen. Është i gjithë ekipi nga koka të këmbët që nuk po jep maksimumin. Edhe kolona ka vështirësi. Për derbin? Duhet ta përgatis dhe ta luajmë këtë ndeshje, është një garë e vështirë dhe duhet ta fitojmë. Na jep mundësinë të triumfojmë në një garë si Kupa e Italisë”, ka thënë trajneri kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *