Rino Gatuzo ka bërë të gjithë për vete te Milani: lojtarët, tifozët dhe natyrisht edhe drejtuesit kuqezinj, që tashmë kanë gati rinovimin e pagës për trajnerin që ka ringjallur një skuadër që dukej e pashpresë. Tashmë për Gatuzon është gati rinovimi, sepse do të firmosë një kontratë 3-vjeçare, duke qëndruar në kuqezi deri më 2021.
Paga pëson një ndryshim rrënjësor: nga 120 mijë euro që merrte për të qenë trajner i të rinjve, tashmë Gatuzo do të fitojë 2 milionë euro, plus bonuse, në sezon. Firma do të hidhet të mërkurën ose të enjten.