Gatuzo është e ardhmja, rinovimi pas pak javësh

Xhenaro Gatuzo, idhull i tifozerisë kuqezi si futbollist, një mister si trajner kur Milani vendosi t’i besonte stolin në një moment krize totale, në fund të vitit të shkuar. Nga të rinjtë e Milanit tek ekipi i parë, me disa eksperienca plot halle në CV, nga Kreta në Piza: kush do besonte se Gatuzo do ringjallje Milanin?

Tani Rino ia ka dalë mbanë, Milani është një skuadër e vërtetë, luan futboll mirë dhe vendi i katërt që dukej i pamundur në nëntor, tashmë është pak pikë larg. Derbi do të jetë vendimtar, por të Milani nuk do të presin. Që tani drejtori sportiv Mirabeli konfirmon: “Nuk ka dyshim se Gatuzo do të qëndrojë gjatë të Milani. Pas pak ditësh do të takohemi për rinovimin”.

E ARDHMJA – Synimi i Milanit është që Gatuzo të vijojë punën pa e prishur grupin aktual, me përforcime pa shpenzime madhore, si Reina e Striniç, që janë marrë falas. Do të ketë largime në verë, është e qartë, ndoshta Donaruma do të shitet nëse vjen ofertë e lartë, frikë edhe Simon, që e duan shumë klube, ndërkohë që në sulm vetëm Kutrone është i sigurt për konfirmimin, por fillimisht mendja është të kampionati, sepse nëse arrihet vendi i katërt, sezoni do të kthehet pozitiv dhe të ardhurat për merkaton shtohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *