Gatuzo anuloi dy ditët e pushimit, lojtarët e pakënaqur!

Kriza kuqezi ka bërë që humori të ndryshojë në Milanelo dhe, nëse më parë ishin të gjithë të entuziazmuar, tashmë qëndrojnë me fytyrën e zymtë dhe të pakënaqur për të vetmin fakt që lidhet me ditët e pushimit. Në fakt, vendimi i Gatuzos për të anuluar ditët e pushimit, të programuara për të hënën dhe të martën, erdhi pas turpit ndaj Beneventos. Stërvitje dhe proces, sidomos me tone të larta.

Gatuzo është dukur mjaft i pakënaqur sidomos nga reparti i sulmit, pasi sipas tij, Silva, Kutrone dhe Kaliniç mund dhe duhet të japin më shumë. Asnjë fjalë ndaj Susos, që ka lodhje fizike dhe ishte me temperaturë vetëm një ditë përpara ndeshjes, por sigurisht që i ka kërkuar edhe mesfushës që të bëjë diçka më shumë. Edhe Fasone e Mirabeli nuk kanë kursyer kritikat dhe kanë vendosur pikat mbi “I”, në mënyrë që të vijë reagimi.

Europa – Eshtë e rëndësishme që Milani të rikapë vendin e gjashtë, për të shkuar në Europë duke mos kaluar nga turi paraeliminator, që nis në korrik, për të mos pasur fatin e sezonit të shkuar, duke rritur kështu sforcon dhe, sidomos, duke hequr prestigjin dhe paratë nga turneu në Amerikë, që do të jetë një pikë force për të ardhmen dhe bursën. Sigurisht, është edhe mundësia e finales së Kupës së Italisë, që të çon direkt në grupet e Europa League, por aty flitet me “nëse mund Juventusin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *