“Gatuso në vendin e Pirlos”, gazetari italian: Shihni sesi evoluoi futbolli, Del Piero dhe Toti e mbyllën 40-vjeç

Gazetari i njohur i “Tuttosport”, Masimo Franchi, ka dhënë mendimin e tij për disa tema të prekshme në futbollin italian. Fillimisht për ta nisur me situatën e Juventusit, atje ku Andrea Pirlo nuk po bind ende në rolin e trajnerit. Franchi kërkon që të shoh Gatuzon në stolin e kampionëve të Italisë. Ndërkohë kur flitet për Zlatan Ibrahimoviç, pas vlerësimit të lartë për formën që po kalon suedezi, nuk duhet harruar se edhe vetë futbolli ka evoluar. Pra mjekësia, ushqimi dhe mënyra e stërvitjes e ka rritur më tepër kohën e tërheqjes së futbollistëve.

“Unë do të kisha dashur ndryshimin Gatuso-Pirlo. Do ta kisha vendosur Gatuzon te Juventusi për të marrë rezultate të larta. Sa i përket Ibrës, është monstruoz. Ronaldo dhe Mesi janë më lartë, pa ata, Ibrahimoviç do të kishte fituar 5 Topa të Arta. Capelo i ka thënë: “Ti duhet të jesh Van Basten” dhe krahasimi është i drejtë. Por më shumë sesa monstruozi Ibra, ne duhet të përgëzojmë mënyrën sesi ka evoluar futbolli në pikëpamjen e ushqimeve dhe dietave, mjekimeve dhe metodologjive më të mira: “Toti dhe Del Piero e mbyllën 40-vjeç. Milani për Skudeto? Më vjen ndërmend kur Alegri me Juventusi ka rikuperuar 12 pikë me Napolin”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *