“Gati të luaj jashtë, klubit ia kam shpërblyer”/ Talenti i Tiranës: Egbo nuk ndryshoi diçka të madhe, meritën e ka derbi

Jurgen Çelhaka ka zënë një vend të rëndësishëm në mesfushën e Tiranës, edhe pse është vetëm 19 vjeç. Talenti i bardhebluve ia ka arritur t’i rezistojë edhe ndërrimit të trajnerëve, duke mos e cënuar prezencën e tij në fushën e lojës. Lojtari i Tiranës ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Fan Zone”, ku ka folur më tepër rreth këtij sezoni, si dhe ambicieve të tij personale. Çelhaka shprehet i kënaqur me sezonin që ka zhvilluar deri më tani, që ka qenë në nivel lartë sikurse edhe gjithë ekipi.

Model për të është “gladiatori” i Kombëtares, Jurgen Gjasula, ndërsa fanella kuqezi mbetet një ëndërr që duhet realizuar për të. Ndërkohë të ardhmen e sheh larg Superiores, pasi mendon se është gati të hedhë hapin e radhës, megjithëse nuk dëshiron të nxitohet shumë por të luajë fillimisht në Kroaci e më pas në një kampionat ehe më të fortë. Sa i përket ecurisë fantastike të Tiranës në këtë sezon, Çelhaka tregon se trajneri Egbo nuk është se ka ndryshuar diçka të madhe nga momenti kur është ulur në stolin bardheblu, por sipas tij ajo fitore në derbi ka pasur një rol kryesor në rrugëtimin e pathyeshëm të tyre.

Sezoni i shkëlqyer? “Kam bërë një sezon shumë të mirë, ja dedikoj të gjithë klubit në përgjithësi sepse besuan te mua dhe ia u shpërbleva”.

Modeli që ndjek? “Unë kam ndjekur lojtarët me eksperiencë te Tirana, pasi isha gjithë kohën aty. Gjasula më pëlqen shumë, është një lojtar shumë punëtor”.

Derbi? “Është një ndjesi aq e bukur që nuk mund ta përshkruash me fjalë, të cilën vetëm mund ta shijosh në ato moment, shpresoj që ta mbyllim me titullin kampion, pasi në të kundërt ajo nuk do të kishte asnjë vlerë”.

Kampionat më të fortë? “Mendoj se jam gati, por të shikojmë deri në fund të sezonit. Dua të ndjek shembullin e lojtarëve të Kombëtares që shkojnë në Kroaci dhe më pas ngjitin shkallët një nga një”.

Ndërprerja? “Ka ndikuar negativisht, por mendoj se as ky virus nuk do të na ndalojë për të fituar titullin kampion”.

Kombëtarja? “Që kur kam filluar karrierën si lojtar, ajo ka qenë ëndrra ime e parë. Mendoj se me punë do ia dal të jem pjesë e saj”.

Sezoni i Tiranës? “Mendoj se Egbo nuk ndryshoi diçka të madhe, por mendoj se ajo fitore në derbi 2-1 na ndihmoi të rritemi në anën psikologjike. Punuam si një grup i madh, pasi ai bën diferencën dhe jo individi”, ka thënë Jurgen Çelhaka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online