Gati që të pranonin edhe ndeshjen në fushën e kundërshtarit, Çekia nuk e kupton vendimin për të luajtur në Baku me Danimarkën

Çeki-Danimarkë është çifti çerekfinalist mes dy Kombëtareve që kanë surprizuar në këtë Europian. Kjo përballje do të luhet në Baku, Azerbajxhan, ndërsa ankesa të mëdha ka pasur te çekët. Distanca e gjatë dhe kushtet e pabarabarta po kthehen gjithmonë si një temë diskutimi në këtë format të ndryshuar të Europianit që luhet në shtete të ndryshme.

Çekia e ka futur Azerbajxhanin në listën e kuqe dhe që tifozët të shkojnë në Baku do t’u duhet një vizë, një test negativ për COVID-19 dhe të mbyllin disa dokumente të tjera. Me dy doza vaksine dhe udhëtimin nga Praga në Baku që shkon në 9 orë me një ndalesë në Stamboll, është thuajse e pamundur që tifozët çek të udhëtojnë për të mbështetur Kombëtaren e tyre kundër Danimarkës.

“Nuk e kuptoj këtë vendim. Familjet tona dhe tifozët tonë nuk do të jenë me ne. Nëse do të luanim në Kopenhagen, Danimarka do të ishte pritëse, por do të kishte edhe shumë tifozë çek”, është shprehur mesfushori i Çekisë, Antonin Barak. Pra në krahun e kësaj Kombëtare ishin të gatshëm të luanin edhe në fushën kundërshtare përpara zgjedhjes së Baku. Kjo e ka edhe një shpjegim për faktin se në të gjitha shtetet ka mbështetje të madhe për Danimarkën për shkakun e ngjarjes së ndodhur me Eriksen. Pra ashtu si edhe në ndeshjen e shkuar, në momentin që tifozët e ekipit kundërshtar mungojnë për shkak të pengesave që vijnë nga COVID-19, Danimarka e ka si të luajë në shtëpinë e saj edhe nëse një tifoz i vetëm danez nuk udhëton për të parë takimin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online