Vllaznia është duke vazhduar fazën përgatitore me trajnerin Migen Memelli. Shumë largime kanë ardhur nga shkodranët, teksa nga ana tjetër klubi po punon edhe për afrimet zëvendësuese. Në Shkodër janë të fiksuar pas Ardit Krymit!
Supersport raporton se klubi i ka bërë ofertë futbollistit që të rikthehet në Shqipëri. Aventura e tij me Shakhtar Soligorsk nuk po shkon ashtu siç duhet, ndërsa trajneri Memelli e pëlqen së tepërmi lojtarin dhe cilësitë e tij. /Sport Ekspres/