Xhan Piero Gasperini ka kritikuar strategjinë e merkatos së Romës. Trajneri italian është shprehur për mediat se te verdhekuqtë kanë ardhur 30 lojtarë, ndër të cilët jo më shumë se 5 luajnë. Ky fakt tregon se në klub nuk kanë punuar në mënyrën e duhur. Gasperini ka theksuar faktin se duhet orientuar tregu i transferimeve drejt cilësisë dhe jo drejt sasisë.
“Mendoj se duhet të përpiqemi gjithmonë të përmirësojmë ekipet. Para se të mendosh të lëshosh atë që ke, duhet të kuptosh se çfarë po sjell. Kjo është gjithmonë pika kyçe, të gjithë do të donim të kishim Mesin ose Ronaldon, por duhet ta kuptojmë këtë. Qëllimi është të përmirësojmë ekipet me kalimin e kohës. Mendoj se në Romë, duke parë Transfermarkt, kanë ardhur 30 lojtarë dhe ndoshta 4 ose 5 po luajnë tani. Nuk do të fajësoj askënd, por ndoshta na duhen objektiva të ndryshëm. Në Romë, kam parë disa lojtarë dhe ekipe të shkëlqyera; publiku njeh lojtarët e fortë. Jam më i prirur për këtë lloj ideje sesa për 30 lojtarë”, ka dekaruar Xhan Piero Gasperini./Sport Ekspres/