Një lajm që qarkulloi që dje, por që u duk si diçka aspak serioze, ka rezultuar i vërtetë. Kampionati i Kategorisë Superiore do të nisë më 27 janar 2017, një javë pas planit.
Kështu ka vendosur sot sektori i garave, nuk dihet nëse më kërkesë të klubeve, apo në mendje të vet.
Absurd është fakti se e nisëm kampionatin në shtator, dy javë u shtynë për shkak të pjesëmarrjes së Skënderbeut dhe në mesin e majit duhet të mbyllet gjithçka.
Janë luajtur vetëm 16 javë, që do të thotë se në me pak se 4 muaj duhet të luhen 20 javë kampionati dhe çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja e kupës.
Me siguri kur të luhen 6 ndeshje në muaj do kujtohen klubet dhe trajnerët që të ankohen se do u zvarriten lojtarët në fushë e do dëmtohen titullarët.