“Juventusi meritonte të fitonte ndaj Real Madridit. Ajo penallti ishte e dyshimtë, më pas ishte absurde të nxirrje me të kuq Bufonin: do të thotë që nuk e kupton psikologjinë e futbollit. Pra: ky arbitër ishte një ko…”. Komenti mban firmën nga një person që i kupton mjaft mirë ndeshjet ndërkombëtare: ish-administratori i Milanit, Adriano Galiani, sot Senator i Republikës, që kthehet të flasë, pak kohë më vonë, për episodin e penalltisë që u dha në “Bernabeu” për Realin, ndaj Juventusit, te çerekfinalja e kthimit të Champions.
Galiani dihet që është ende tifoz i futbollit dhe Milanit, teksa shton se më “2 maj do të jem në “Olimpico” për të parë ndeshjen ndaj Liverpulit. Pas 31 vjetësh e gjysmë te Milani mbetem kuqezi, por në kompeticionet ndërkombëtare jam me italianët, sepse kush sjell pikë, i sjell për të gjithë: dhe kjo na jep mundësi të kemi katër skuadra në Champions”.
Finalja e mallkuar – Galiani ka një motiv më shumë për të bërë tifo për verdhekuqtë, pasi finalja e Stambollit në 2005-n nuk mund të fshihet: “Me Liverpulin mund të imagjinohet simpatia ime pas asaj ndeshje… Nuk kam fjetur 3 muaj, nuk kishte ndodhur kurrë që të humbej një finale pas 3-0, ndaj forca Roma”.