Gafë qesharake e portierit më të shtrenjtë në botë, një ish i Chelsea-t sulmon Kepan: Ai vret mendjen nëse është akoma një portier

Kepa Arrizabalaga u vu në qendër të kritikave pas asaj gafe në përballjen e djeshme kundër Livepool-it. Një pasim i gabuar në zonë përfundon në asistin perfekt për Sadio Mane, që shënon golin e dytë të takimit. Një veprim ky që nuk e justifikon aspak faktin se spanjolli është portieri më i shtrenjtë në botë. Ish-lojtari i Chelseat, Leboeuf, është shprehur për “ESPN” se Kepa nuk duhet të luajë më gjatë pasi nuk është aspak në këtë planet.

“Kepa nuk mund të luajë, koka e tij është në një planet tjetër. Ai nuk e ndjen futbollin, madje as nuk e jeton futbollin. Ai thjesht po vret mendjen nëse është akoma një portier. Kepa nuk duhet të luajë, ai duhet të shohë një tkurrje.

Ndoshta është ndoshta gabimi i parë nga Lampard për të vazhduar vendosjen e Kepas në portë. Djali e ka humbur plotësisht besimin e tij. Më kujton Fernando Torres. Por kur je sulmues, humbet një shans dhe ata i japin një tjetër. Por me një portier kur gabon pëson një gol“, ka thënë Leboeuf./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *