Gafa e Strakoshës në humbjen e hidhur, u rrezikua edhe dëmtimi i rëndë i Ismajlit

Ai gol i pësuar nga ana e Shqipërisë ndaj Turqisë, nuk duhet të përsëritet për asnjë mënyrë me video për tifozët shqiptarë. E gjitha kjo pasi si rrallëherë të “mërzitet edhe futbolli”, që tregohet kaq shumë i padrejtë për atë që ofrohet në fushën e lojës dhe për verdiktin që jep në fundin e saj.

Turqia kishte ato pak mundësi të veta për të dërguar topin në rrjetë, por kurrsesi nuk mund ta bënte një gjë të tillë siç edhe ndodhi, me një dhuratë nga ana e Kombëtares. Por çfarë ndodhi saktësisht mes Thomas Strakoshës dhe Ardian Ismajlit?

Në fakt, qendra e mbrojtjes u kap në befasi në atë moment pas gabimit të parë që erdhi nga një prej qendrave të saj në largimin e një topi të thjeshtë. Turqit nuk ngurruan të jepnin direkt një top të gjatë në sulm dhe menjëherë shkoi për ta marrë Ardian Ismajli. Sigurisht, në situatat më kritike për Kombëtaren, pikërisht ky lojtar gjendej gjithmonë aty.

Pavarësisht se po sulmohej nga dy kundërshtarë, pozicionimi i Ismajlit ishte i duhur dhe topi do të prekej pikërisht nga ai. Ndërsa dalja e Strakoshës për të marrë rolin e vendimtarit dhe për t’i sjellë qetësinë ekipit në ato minuta, rezultoi me efekt të kundërt.

Por kjo nuk është më e keqja. Pasi pavarësisht të gjithave, 1 pikë me Turqinë nuk do të shërbente për asgjë në shpresat tona të kualifikimit, ndërkohë që Manaj kishte humbur pafundësisht raste për të gjetur avantazhin.

Ajo dalje e Strakoshës rrezikoi seriozisht edhe shëndetin e Ardian Ismajlit, që mund të pësonte një dëmtim shumë serioz në ato momente dhe ta mbante larg fushave për një kohë të konsiderueshme. Sigurisht që aspak e qëllimtë, por këmbët e Strakoshës vinin direkt në boshtin e shtyllës kurrizore të Ismajlit.

Fatmirësisht për këtë të fundit, arsyeja se përse ndenji më gjatë i shtrirë ishte për zhgënjimin e golit dhe jo për një dëmtim fizik. Nga ana tjetër, ky rast shërben edhe si një leksion për Strakoshën që të tregohet shumë herë më i kujdesshëm në të ardhmen. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online