Gafa e portierit turk të heq mallin e Karius, kështu fali golin kundër Manchester United

Manchester United vazhdon me serinë e fitoreve radhazi në Champions League, teksa në mbrëmjen e djeshme kanë mposhtur turqit e Basaksehir. Ndeshja përfundoi me shifrat 4-1 në favor të djajve të kuq, të cilët tashmë arrijnë në kuotën e 9 pikëve, 3 më shumë sesa PSG dhe Liepzig.

Në minutën e 19-të të takimit, portieri i Instabul Basaksehir u bë protagonist në golin e dytë për Manchester United. Pas një krosi të ardhur drejt tij, portieri Gunok dështon të mbajë topin në duart e tij, duke ia dhuruar kështu Bruno Fernandezit i cili e shndërroi menjëherë këtë rast të artë në gol.

Kjo gafë e Gunok të kujton ish portierin e Liverpulit, Karius, i cili në finalen e Champions League ndaj Real Madridit gaboi dy herë duke i kushtuar humbjen e trofeut skuadrës së tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *