Zhoze Murinjo ka shfaqur hapur pendesën e tij për refuzimin e stolit të Portugalisë. Trajneri 61-vjeçar ka rrëfyer së fundmi për “EA Sports Online” se ka gabuar në zgjedhjen për të qendruar te Roma dhe për t’i thënë “jo” Kombëtares së tij. Megjithatë, Murinjo është optimist se Portugalia do të trokasë përsëri në derën e tij dhe atëherë përgjigja do të jetë pozitive.
“Pata dy mundësi. Nuk erdhën në momentin e duhur për mua. Isha emocional kur nuk e pranova të dytën, sepse vendosa të qendroja te Roma. Mendoj që bëra gabim, sepse Portugalia tani ka një ekip të jashtëzakonshëm. Portugalia tani është në 3 ekipet më të mira të Europës, në 5 më të mirët e botës. Kështu që Portugalia tani ka një grup të pabesueshëm. E dija këtë, por isha shumë i lidhur me Romën dhe me tifozët atje. Kështu që nuk doja ta merrja atë vendim. Portugalia erdhi dy herë, por mendoj se një ditë do të vijë për herë të tretë dhe atëherë do ta pranoj. Shpresoj që brezi i lojtarëve atëherë të jetë po aq i mirë sa ky i tanishmi”, ka deklaruar Zhoze Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/