Luçiano Spaleti i është rikthyer edhe një herë periudhës kur ishte në krye të stolit të Italisë. Trajneri imi Juventusit ka deklaruar pas ndeshjes kundër Xhenoas se ka gabuar që nuk ka afruar lojtarë nga Seria B dhe Seria C gjatë kohës që drejtonte “axurrët”.
“Kam bërë shumë gabime me ekipin kombëtar. Bëra gabim që nuk solla lojtarë nga Seria B dhe Seria C. Baldanci do të vijë (në Kombëtare), sepse mund ta shihni se ai dëshiron të luajë dhe është dikush që dëshiron të marrë në shtëpi shpërblimin e tij të përditshëm kur del në fushë. Shpresoj që ai të gjejë njerëzit e duhur për ta lënë të luajë”, ka deklaruar Luçiano Spaleti./Sport Ekspres/