Szymon Marciniak njihej si arbitri më i mirë në botë deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve mes Realit dhe Bayernit, por dështimi në fund të ndeshjes dëmtoi rëndë reputacionin e polakut 43-vjeçar.
Tre ditë pas ndeshjes, nga Polonia vijnë lajmet për çmimin që do të paguajnë Marciniak dhe ndihmësit e tij.
Sipas informacioneve të fundit, Marciniak ishte planifikuar të drejtonte ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian, pra ndeshjen mes mikpritësit Gjermanisë dhe Skocisë, por tani UEFA po planifikon ta dërgojë për t’u qetësuar.
Marciniak ishte gjithashtu në listën e ngushtë për finalen, pasi është e vështirë të besohet se Polonia mund të arrijë në finalen e turneut kontinental. Tani edhe shanset e tij për atë takim janë ulur ndjeshëm. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/