Gabimet e arbitrave në Seria A/ Juventusi është ekipi më i favorizuar, por edhe shumë penallti kundër

Nga Klaudio Ndreca

Në Itali gjithmonë krijohen polemika për një favorizim të Juventusit nga ana e arbitrave, nisur kjo edhe nga fakti se bardhezinjtë e kanë bërë “të mërzitshëm” kampionatin duke sunduar prej vitesh. Gazetari italian Carlo Nesti ka zbuluar të gjitha gabimet e arbitrave në këtë sezon. Juventusi është ekipi më i favorizuar prej tyre, duke futur në këtë llogari golat, penalltitë, ofsidet dhe kartonat e kuq. Pra pavarësisht futjes së VAR, gabimet mund të minimizohen, por jo të eliminohen tërësisht.

Juventusi ka 45 gabime në favor dhe ndiqet nga Interi me 30 të tilla. Ekipi më “i goditur” prej gafave të drejtësisë është Torino me 40 raste që janë interpretuar në mënyrë të gabuar. Megjithatë duhet të theksohet edhe fakti se Juventusi është skuadra që i janë dhënë më tepër penallti kundër me 12 raste që kundërshtari ka qenë te 11-metërshi. /Sport Ekspres/

Gabimet pro: Juventus 45, Inter 30, Lazio 28, Milan 26, Fiorentina 22, Roma 16, Torino 14, Napoli 11.

Gabimet kundër: Torino 40; Inter 28; Fiorentina dhe Napoli 27; Milan dhe Roma 23; Juventus 21, Lazio 12.

Skuadra me më shumë penallti që janë akorduar në favor: Lacio 18

Ekipi që ka më shumë penallti kundër: Juventusi 12

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *