Laçi do të nisë ditën e sotme rrugën për në grupet e Europa League, ku në ndeshjen e parë do të përballet me Keshla e Azerbajxhanit, në të cilën skuadra shqiptare shihet si jo favorite për të fituar. Megjithatë ekipi shqiptar do të bëjë gjithçka për të fituar dhe të kalojë në fazën e dytë të kualifikueseve të Europa League.
Një gabim qesharak ka ndodhur me Flashscore, ku në formacionet zyrtare të publikuara për të dyja skuadrat ka vendosur ish-lojtarin e Barcelonës te kurbinasit, Arthur Melo. Sigurisht që ky është një gabim teknik nga ana e kësaj faqeje, pasi mesfushori u transferua te Juventusi. Gjithsesi shpresojmë që skuadra kundërshtare e Laçit ta ketë parë këtë publikim dhe të futet me frikë në fushë… /Elio Hajdari-Sport Ekspres/