Gabim fare i vogël, Norvegjia me 15.000 vezë në Olimpiada

Koreja e Jugut kthehet epiqendra e sportit botëror këto ditë, sepse nisin Lojërat Olimpike Dimërore, në PjeongÇang.

Natyrisht, çdo ekip kombëtar i pranishëm ka nevojë për dietën e vet, përcaktuar nga i marrë me vete enkas për t’u përkujdesur për ushqimin e sportistëve. Kështu, edhe Norvegjia ka marrë me vete kuzhinier personal dhe stafin e tij.

Rutina parashikon që artikujt ushqimorë të porositen kohë më parë, për të pasur gjithçka nën kontroll dhe të mos mungojë asgjë, por Norvegjia është përballur me një surprizë të hidhur.

Një porosi për 1500 vezë, ushqim shumë i rëndësishëm për sportistët, është transformuar në 15.000 vezë!

Per një muaj, 121 anëtarët e delegacionit norvegjez duhet të hanë mesatarisht 124 vezë për kokë, 4 vezë në ditë. E përballueshme? Vështirë, por problem edhe më i madh është gjetja e një frigoriferi për të futur aq shumë vezë.

“Ka qenë një keqkuptim, është shtuar një zero pa dashje. Nuk është problem, disa do i kthejmë mbrapsht. Duam të fitojmë 30 medalje, na duhen energji”, shprehet shefi i delegacionit Tore Ovrebo.

Ndërkaq, mediat norvegjeze shkruajnë se gjithçka erdhi për një gabim përkthimi me Google, çudi me vete, pasi normalisht mund të tentohet lidhja me një përkthyes profesionist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online