Futsall/ Kombëtarja luan ndeshjen e katërt kualifikuese ndaj Armenisë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kombëtarja shqiptare e futsallit zhvilloi sot ndeshjen e katërt kualifikuese ndaj Armenisë, e vlefshme për Kampionatin Europian 2026.

Në Parkun Olimpik “Feti Borova”, kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 5-1.

Trajneri Erind Resuli e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Fidan Misini (GK), Arif Limani, Arber Shkodra, Halim Selmanaj dhe Roald Halimi (C).

Pjesa e parë përfundoi pa gola 0-0, ndërsa në fraksionin e dytë Armenia shënoi pesë herë me Nevedrov (x3), Melkonyan dhe Khromykh. Shqipëria gjeti golin e vetëm në minutën e 39-të me Ermir Kryeziun.

Shqipëria e Futsallit është pjesë e Grupit 6 në kualifikueset e Kampionatit Europian 2026, së bashku me Kazakistanin, Armeninë dhe Danimarkën.

Kuqezinjtë kanë edhe dy ndeshje në program. Më 7 mars, do të përballen në transfertë me Kazakistanin, ndërsa ndeshja e fundit do të zhvillohet më 12 prill kundër Danimarkës në Tiranë.