Në ditën e sotme rikthehet Superiorja me tre takime. Në orën 13:00 do të shijojmë përballjen e Kastriotit me Partizanin. Më pas, në 16:00 do të kemi ndeshjet mes Tiranës dhe Bylisit, pa harruar Vllazninë me Laçin.
Kjo është një ditë kur luhet me marka në Superiore. Futet Bekim Balaj në futbollin shqiptar, pasi pritet të debutojë sot, ndërsa largohet Bitri duke luajtur ndeshjen e fundit te Partizani pasi do të kalojë në Çeki. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/