E bleu me shtrenjtë kur askush nuk e njihte dhe e shiti më lirë kur shpërtheu, Juventusi ishte në hetim edhe për Xhakomo Vrionin

Juventusi mori një dënim të rëndë me heqje pikësh në Serinë A pas skandaleve të dala me bardhezinjtë. Kjo skuadër numëron -15 pikë të hequra nga renditja.

Mes akuzave të ngritura për këtë klub është edhe mashtrimi në çmimet e transferimeve.

Për të rregulluar artificalisht Fair Play financiar, Juventusi blinte dhe shiste lojtarë me çmime jo reale, për t’u rregulluar me klubet në mënyrë jo zyrtare apo në transferimin e radhës.

Përshembull në Itali po hetohej edhe rasti i Xhakomo Vrionit te Juventusi. Bardhezinjtë e morën sulmuesin shqiptar nga Sampdoria për 4 milionë euro, atëherë kur askush nuk e njihte.

Më pas Vrioni shpërtheu në sezonin më të mirë të karrierës teksa Juventusi e dërgoi në huazim te Tirol.

Jo pak, por 19 gola në 30 ndeshje do të barazonin rekordin e Adeyemi në Austri. Por kjo nuk mjaftoi dhe Juventusi e shiti te New England për vetëm 3.7 milionë euro, një shifër më e vogël për të cilën e bleu nga Sampdoria. Pikërisht mbi këto raste të dyshimta dhe jashtë logjikës, Juventusi duhet të jepte shpjegime. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online