“Fute 1 minutë mos të iki te Shqipëria”, Sadiku në Kosovë: Përse i akuzojmë kur zgjedhin Gjermaninë dhe nuk e bëjmë me Shqipërinë?

Në këto kohë të fundit kemi shumë afrime te Shqipëria që kanë sjellë diskutime të mëdha. Te Zvicra “qajnë” largimin e Nedim Bajramit, ndërsa në Kosovë është gazetari Arlind Sadiku që “qan” përpara kohe për ndërrimin e zgjedhjes së Zymer Bytyqit.

Lojtari që po shkëlqen me Koniasporin nuk është ftuar nga Shaland për këto ndeshjet të marsit, ndërsa Sokol Cikalleshi i bëri ftesë publike për t’iu bashkuar Kombëtares Shqiptare. Nisur nga këto fjalë dhe afrimet e fundit te kuqezinjtë, gazetari Arlind Sadiku është shprehur se lojtarët duhet të akuzohen në të njëjtën mënyrë kur ikin te Shqipëria ashtu si kur ikin te Zvicra apo Gjermania.

Madje i sygjerohet trajnerit që të aktivizojë futbollistët një minutë të vetme që është e mjaftueshme për të djegur mundësinë e një tjetër zgjedhje të Kombëtares. Sadiku është shprehur gjithashtu se lojtarët e Kosovës që zgjedhin Shqipërinë nuk e bëjnë për patriotizëm, por se kanë qenë lojtar stoli te dardanët. Këtu sillet edhe rasti i Ardian Ismajlit, megjithëse është tërësisht i gabuar pasi mbrojtësi i Spezias ishte me shiritin e kapitenit te Kosova U-21 dhe ka qenë dëshira më e madhe e presidentit të ndjerë Fadil Vokrri për të përfaqësuar dardanët, duke i dhënë besim të verbër.

“Ne po rrezikojmë që të humbim lojtarë se po shohim se Shqipëria po lobon shumë për të marrë lojtarët, sidomos të Kosovës. Nëse i akuzojmë lojtarët që ikin te Zvicra apo Gjermania, atëherë është njësoj sikur të ikin te Shqipëria. Pak kush po e diskuton këtë gjë. Kush lojtar nga Kosova e ka zgjedhur Shqipërinë në këto vitet e fundit për aspekt patriotik? Ishte Ismajli që rrinte në stol te Kosova, iku te Shqipëria. Ishte Dërmaku që rrinte në stol te Kosova, iku te Shqipëria.

Si ta kthejmë Ismajlin tani që është në Seria A? Po ti fute 1 minutë në lojë dhe nuk ikën dot te Shqipëria. Të ishte bërë. Kur nuk ka gjë të keqe kur luajnë për Shqipërinë, përse ka të keqe kur zgjedhin Zvicrën? Ne kemi dy përfaqësuese për momentin. Lobimi i FSHF ndaj lojtarëve të Kosovës është i jashtëzakonshëm në vitet e fundit.

E keni parë postimin e Sokol Cikalleshit që i bën ftesë publikisht Zymer Bytyqit që të vejë te Shqipëria. Po luan shumë mirë te Koniaspori, por Shaland merr dy tre mesfushë të tjerë që janë më poshtë se Bytyqi”, ka thënë Sadiku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *