Elvis Rexhbecaj ishte njeriu i ndeshjes në përballjen Borusia Monshengladbah-Këln. Këta të fundit triumfuan me shifrat 1-2 dhe fitorja erdhi falë dopietës së mesfushorit shqiptar. Futbollisti 23-vjeçar shkëlqeu në fushën e lojës dhe për këtë ka marrë edhe vlerësimet një ditë më vonë.
Media gjermane “Kicker” e ka përfshirë lojtarin nga Kosova në formacionin me 11 futbollistët më të mirë për sa i përket takimeve të javës që lamë pas. Gjithashtu Rexhbecaj është kurorëzuar si lojtari i javës në Bundesligë sipas medias së njohur gjermane./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? Recognition for @jorgemere_m4 and Elvis!
Both make it into the @kicker Team of the Week, with Elvis #Rexhbecaj being crowned their Player of the Week! ? pic.twitter.com/5uQVdJakwQ
— 1. FC Cologne (@fckoeln_en) February 8, 2021