Me shumë emocione ka nisur ndeshja mes Juventusit dhe Milanit, që pritej me kërshëri të madhe nga ana e tifozëve. Por mbi të gjitha me një vendim për t’u duartrokitur nga ana e organizatorëve të ndeshjes.
Duke mbajtur një minutë heshtje dhe dritat që ishin të fikura. E gjitha kjo në nderim të viktimave të pandemisë së Koronavirusit. Pavarësisht rinisjes së futbollit dhe kthimit tê jetës normalen nuk mund të lihet lehtë pas shpinës gjithçka ndodhi në këto kohë. /Sport Ekspres/