“Futbolli shqiptar humbi sot një legjendë”! Ndahet nga jeta Teodor Vaso, reagon Armand Duka: Shkroi emrin e tij me gërma të arta në histori

Teodor Vaso është ndarë nga jeta dhe futbolli shqiptar ka humbur një legjendë. Reagimi për këtë lajm të trishtueshëm ka ardhur edhe nga kreu i FSHF, Armand Duka. Ky i fundit thekson faktin se Vaso shkroi emrin e tij me gërma të arta në histori

“Futbolli shqiptar humbi sot një legjendë. Është ndarë nga jeta Teodor Vaso, një ikonë e vërtetë e Kombëtares në vitet ’60-’70 dhe një figurë emblematike për klubet e Skënderbeut, Partizanit dhe 17 Nëntorit.

Mbrojtës i pakalueshëm, futbollist model dhe njeri me kontribute të mëdha në futbollin shqiptar e veçanërisht atë korçar. Ka shkruar emrin e tij me gërma të arta në histori.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Vaso, miqve dhe të afërmve të tij. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar. Të prehesh në paqe Teodor Vaso!”, shkruan Armand Duka. /Sport Ekspres/