Futbolli shqiptar drejt rikthimit në fushë, FSHF organizon takim krerët e klubeve të Superiores

Federata Shqiptare e Futbollit prej kohësh ka nisur nga puna për të zbritur futbollin në vendin që i takon, pranë fushës së blertë. Reagimi i institucioneve shtetërore ka qenë i vonuar, megjithëse sinjale positive janë marrë ditët e fundit. FSHF synon të rinisë gjithçka në javën e parë të qershorit, në mënyrë që të përfundojë me sukses atë që ka mbetur ende pezull.

Ndërkohë vetë Federata bën me dije se ditën e nesërme do të organizojë edhe një takim me krerët e klubeve të Superiores. Tema e diskutimit do të jetë pikërisht kampionati, teksa do të diskutohen alternativat për rifillimin e tij. Protokolli i hartuar nga FSHF ka marrë pëlqimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe klubet shqiptare do u duhet ta zbatojnë për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit dhe sigurinë shëndetësore të stafit dhe lojtarëve të tyre.

Një takim i tillë u njoftua edhe nga presidenti Armand Duka në përfundim të Asamblesë së Përgjithshme të mbajtur së fundi. Pëpros krerëve të klubeve të kategorisë elitare, Federata shqiptare do të ulet në diskutim edhe me presidentët e ekipeve të Kategorisë së Parë dhe së Dytë të futbollit, ndërsa njoftimi për një takim të tillë do të lajmërohet në ditët në vijim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi i FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit do të zhvillojë ditën e nesërme një mbledhje me të gjithë Presidentët e Kategorisë Superiore për të diskutuar mbi opsionet e rifillimit të futbollit.

Kjo mbledhje vjen pas punës së kryer nga stafi i FSHF për përgatitjet mbi rifillimin e garës futbollistike në vend. Ekspertët mjekësorë të Federatës kanë përgatitur një protokoll mjekësor i cili është konsultuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në dy takimet e zhvilluara ditët e fundit.

Në ditët në vazhdim Federata do të zhvillojë takime me të gjithë anëtarët e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *