“Futbolli shqiptar di vetëm ngjitje”, Reja flet për “FIFA-n”: Shqipëria në Botëror? Nëse më ndjek mua dhe beson…

Nga Klaudio Ndreca

Shqipëria e ka fituar vendin e parë në grupin e Ligës së Kombeve duke bërë detyrën dhe u duke ngjitur në Ligën B. Tanimë vijnë kualifikueset e Botërorit dhe misioni është i pamundur në pamje të parë për të kërkuar kualifikimin nga vetë formati. Vendi i parë do të ketë biletën për të shkuar në grupe, ndërsa vendi i dytë duhet të vazhdojë me fazën e eliminimit. Por pavarësisht kësaj, trajneri i Shqipërisë, Reja, është shprehur se kuqezinjtë mund të shkojnë larg nëse i besojnë duke zbatuar detyrat dhe nëse do të kenë besim në vete. Në një intervistë të gjatë për faqen zyrtare të “FIFA-s”, nuk mungojnë edhe vlerësimet e mëdha të teknikut italian për futbollin shqiptar.

“Liga e Kombeve ishte një përvojë interesante. Në këtë garë, secila skuadër kishte një filozofi të ndryshme loje. Ishte një çështje e përshtatjes me kundërshtarin çdo herë. Ne u përgatitëm mirë për ndeshjet. Ekipi dha reagime pozitive. Më pëlqeu se si i pranoi ndryshimet taktike. Lojtarët e rinj gjithashtu luajtën një rol shembullor. Kjo ishte një kënaqësi e madhe për mua, sepse, të them të drejtën, unë kisha pak shqetësim para ndeshjeve. Për lojtarët pa përvojë të lindur në 1999, 2000 ose 2001, ndeshjet ndërkombëtare mund të jenë të rrezikshme. Një ekip kombëtar gjithmonë ka një përgjegjësi të madhe, të vështirë. Por lojtarët e mi ishin shumë të guximshëm dhe kjo na mundësoi që të mos ndiheshin mungesat e shumta për shkak të COVID-19 ose lëndimeve.

Nuk më pëlqente fakti që përqendrimi dhe vendosmëria jonë u zvogëlua pas një fitore. Në këtë nivel nuk duhet të ndodhë që ju të lejoni veten të shpërqendroheni, që përqendrimi juaj të bjerë. Nëse nuk jepni gjithçka, edhe kundërshtari më i dobët mund t’ju mposhtë. Për shkak se ishim të shpërqendruar, nuk ishim aq agresivë sa të merrnim rezultate të mira. Për shembull, ne u futëm përsëri në telashe kundër Bjellorusisë kur pësuam një gol budalla menjëherë pas golit tonë të dytë. Nëse duam të rritemi dhe të përmirësohemi, atëherë duhet të jemi më vigjilentë dhe më të përqendruar.

Botërori 2022? Ne tashmë kemi provuar se jemi konkurrues. Ne duam të përmirësohemi kudo që të jetë e mundur. Për ta bërë këtë, duhet ta vendosim ëndrrën e kualifikimit si synimin tonë dhe të besojmë në të. Nëse kjo skuadër beson në vetvete dhe më ndjek mua, ata mund të arrijnë gjëra të mëdha. Se si do të vazhdojnë gjërat varet, sigurisht, nga shorti i grupeve. Por ëndrrat mund të bëhen të vërteta. Nëse nuk besoni në të, nuk mund të arrini asgjë.

Sa i përket futbollit shqiptar me të vërtetë di vetëm një drejtim: lart. Në këtë drejtim, puna e Federatës duhet të vlerësohet, në veçanti investimet në infrastrukturë dhe zgjerimi dhe profesionalizimi i stafit. Kam parë ndeshje të shumta. Niveli është i mirë, por kuptimi taktik mund të përmirësohet. Ka ende shumë për të bërë në aspektin e mentalitetit, planit të ndeshjes dhe fizikut”, tha Reja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online