Futbolli po kthehet/ “Edi Rama ka rënë dakort për 4 pikat”, Fidel Ylli: Ndërpriteni bojkotin tani!

Futbolli në Shqipëri është duke u rikthyer teksa në mëngjesin e sotëm ka ardhur konfirmimi nga ana e FSHF-së se të gjitha skuadrat në Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë do të nisin sezonin e ri në fundjavë. Nga ana tjetër sa i përket Superiores, është njoftuar se vendimi do të merret pas mbledhjes së presidentëve në ditën e premte.

Ndërkohë një reagim ka ardhur edhe nga ana e Fidel Yllit me një letër që ia ka drejtuar Ligës Profesioniste. Në të thuhet se kryeministri Edi Rama ka pasur mirëkuptimin dhe ka rënë dakort në parim për katër pikat, por ajo që kërkohet është ndërprerja e menjëhershme e bojkotit. Më poshtë mund të shihni edhe letrën e publikuar nga “Shqiptarja.com”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *