Futbolli në pikiatë! Rumania turpërohet edhe nga Koreja e Jugut: Më vjen turp që jam rumun! Ishte si macja me miun, kisha frikë për 10-0

Në Rumani ka lëvizje të madhe mediatike që kërkojnë të zgjidhin problemin e futbollit. Rezultatet po vijnë në rënie duke filluar që nga Kombëtarja për të vazhduar me klubet. Shpeshherë kujtohet edhe ajo humbje e marrë nga Shqipëria në Europianin e Francës, ndërsa tanimë Laçi mund të eliminojë Craiova-n për të hapur një faqe të re në atë të cilën rumunët e cilësojnë si “turpi i madh”. Duke u nisur nga historia e pasur që kishin në vitet e mëparshme, nuk ka sesi të kalojë pa vëmendje kjo rënie drastike në futboll. “Vepra” e fundit është humbja 0-4 ndaj Koresë së Jugut në Lojërat Olimpike 2020. Reagimi më shpërthyes ka ardhur nga ish-lojtari dhe trajneri i Dinamos së Bukureshtit, Cornel Dinu.

“Kur e pashë ndeshjen 2-0, kisha frikë se mund të mbaronte 10-0. Ishte si një lojë mes miut dhe maces. Isha i frikësuar. Korea ka një nivel të caktuar civilizimi dhe kanë seriozitet të madh. Ndryshimi ishte i jashtëzakonshëm në strategjinë e lojës, në lëvizjen e lojtarëve dhe mënyra sesi po paraqiteshin në fushë. Tmerrësisht kaq larg të qenit futbollist mesatar. Korea e Jugut ka një futboll mesatar. Ata janë shumë seriozë në atë që bëjnë, ndryshe nga ne. Më vinte turp që jam rumun duke parë një ndeshje të tillë”, tha Cornel Dinu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *