Pas një beteje të gjatë, prej 7 vitesh, kundër kancerit, Emiliano Mondoniko është dorëzuar dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm është ndarë nga jeta. Bëhet fjalë për një ndër trajnerët më të dashur të futbollit italian, i cili në vitin 1984 ktheu Kremonezen në Serinë A pas 54 vitesh dhe në 1988 bëri të njëjtën gjë me Atalantën, skuadër të cilën e çoi deri në gjysmëfinalet e Kupës së Kupave.
Me pas te Torino, sërish në histori: në vitin 1992 mbërriti deri në finalen e Kupës UEFA, duke eliminuar edhe Realin. Humbja e kanë erdhi erdhi në finale kundër Ajaksit, mes shumë polemikash për gjykimin.
Me pas Atalanta, Napoli, Kremoneze e Novara në karrierën e tij, që u ndal në vitin 2012, kur u zbulua sëmundja që i mori jetën në moshën 71-vjeçare.